Restaurohen katër kisha monument kulture në Vithkuq e Voskopojë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Katër kisha monument kulture, në Vithkuq e Voskopojë, kanë përfunduar procesin e restaurimit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kishat e rilindura pas një restaurimi, për të mikpritur besimtarë, vizitorë e turistë.

Bëhet fjalë për kishat e “Shën Mërisë” dhe “Shën Mhillit”, si dhe manastiret e “Shën Prodhromit” dhe “Shën Pjetrit”, në qarkun e Korçës, objekte të cilat për shkak të gjendjes së tyre po shkonin drejt rrënimit.

Procesi i restaurimit zgjati dy vite dhe krahas punimeve ndërtimore janë kryer edhe punime në pikturat murale të kishave dhe manastireve.

Në dy prej kishave, në kishën e “Shën Mërisë” dhe “Shën Mhillit” është përfshirë edhe restaurimi i pikturës murale.

Projekti total i katër objekteve përfshiu gjithashtu dhe ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm të kishave, për të nxjerrë më në pah vlerat e tyre arkitektonike e religjioze.

Voskopoja dhe Vithkuqi kulmin e lulëzimit e kanë pasur në fillim të shekullit XVII dhe janë të njohura pasi gjatë kësaj periudhe kanë pasur së bashku 48 kisha dhe manastire, një pjesë e të cilave ekzistojnë edhe sot.

The post Restaurohen katër kisha monument kulture në Vithkuq e Voskopojë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: