Kurti takim me admiralin Wikoff: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, garancia më e mirë për paqe dhe siguri

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin amerikan George M. Wikoff.

Ky ishte takimi i parë mes tyre ndërsa Kurti e uroi për detyrën e re. Ai më tej shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë.

Kurti theksoi se Kosova përbën një rrëfim suksesi të ndërhyrjes së NATO-s, duke nënvizuar se çlirimi dhe pavarësia e vendit janë shndërruar në bazë të zhvillimit ekonomik, demokratik dhe mirëqenies sociale.

Ai theksoi se angazhimi i Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO është përgjigjia më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Ai theksoi se siguria e Kosovës fillon me sigurinë e kufijve të saj.

Kurti foli edhe për institucionet e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai gjithashtu foli për investimet e vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes.

The post Kurti takim me admiralin Wikoff: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, garancia më e mirë për paqe dhe siguri appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: