10 ton kokainë u sekuestruan javën e kaluar në një anije që transportonte kripë në Oqeanin Atlantik. Policia spanjolle u shpreh se ky sekuestrimi është më i madhi i këtij lloji i bërë ndonjëherë në det të hapur.
Operacioni u krye nga njësitë speciale të policisë spanjolle, të cilat sekuestruan anijen e mallrave me flamur të Kamerunit të lidhur me një organizatë shumëkombëshe të trafikimit të drogës. Anija lundronte në Oqeanin Atlantik me destinacion Evropën nga Brazili.
“Trembëdhjetë persona u arrestuan gjatë operacionit dhe droga, e cila ishte e ndarë në 294 çanta, u sekuestrua, si dhe një revolver”, shtoi policia.
Në tetor 2025, policia spanjolle njoftoi sekuestrimin e 6.5 ton kokainë në një anije pranë Ishujve Kanarie, pas zbulimit një vit më parë të 13 ton kokainë në portin e Algeciras, në Andaluzi, në Spanjën jugore, të fshehur midis bananeve.
Spanja konsiderohet nga ekspertët në luftën kundër trafikut të drogës si një nga portat kryesore të kokainës në Evropë, për shkak të lidhjeve të saj me Amerikën Latine, ku prodhohet droga, por edhe për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.
The post Spanja sekuestron 10 ton kokainë në një anije mallrash, 13 të arrestuar appeared first on Euronews Albania.
