Brahim Díaz i është bashkuar lojtarëve të Real Madridit që kanë përshëndetur publikisht ish-trajnerin Xabi Alonso. Sulmuesi shkroi në rrjetet sociale: “Paç fat në të ardhmen, zotëri”.
Mesazhi i tij erdhi më vonë, pasi Brahim është i përqendruar te gjysmëfinalja e Kupës së Kombeve të Afrikës me Marokun ndaj Nigerisë, një ndeshje me rëndësi historike për kombëtaren e tij.
Marrëdhënia mes Brahimit dhe Alonsos ishte pozitive, edhe pse lojtari nga Malaga pati pak minuta si titullar nën drejtimin e trajnerit bask. Deri tani, vetëm disa lojtarë si Vinicius, Militao, Trent, Mendy, Bellingham dhe Mastantuono i kanë dhënë publikisht lamtumirën Alonsos.
The post Brahim Díaz i jep lamtumirën Xabi Alonsos appeared first on Euronews Albania.
