Ish-lideri separatist i Korsikës vritet në funeralin e nënës së tij

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-lideri separatist korsikan dhe ish-presidenti i Klubit të Futbollit Ajaccio, Alain Orsoni 71 vjeç, u vra sot në funeralin e nënës së tij në fshatin Vero, në jug të Korsikës, tha prokurori publik i Ajaccio-s.

Prokurori Nikola Sept i tha Reuters se ai u qëllua nga një distancë e gjatë. Orsoni udhëhoqi një lëvizje separatiste të quajtur Lëvizja Vetëvendosje e Korsikës, të cilën autoritetet franceze e lidhën me një seri sulmesh në ishull në vitet 1990.

Ai u akuzua, u dënua dhe më vonë u fal në lidhje me sulmin me mitraloz të vitit 1980 në ambasadën iraniane në Paris.

Sipas burimeve pranë hetimit, Allen Orsoni vdiq në vendngjarje. Zyra e prokurorit kombëtar të Francës për luftën kundër krimit të organizuar, e sapokrijuar, ka njoftuar se po merr përsipër hetimin.

The post Ish-lideri separatist i Korsikës vritet në funeralin e nënës së tij appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: