Osmani takon admiralin amerikan tw NATO: Kosova përballet me rrezikun e “akteve destabilizuese” nga Serbia

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takimi me një admiral amerikan të NATO-s të hënën në Prishtinë se vendi i saj përballet me “rreziqet nga aktet destabilizuese” të Serbisë”, njoftoi Presidenca kosovare.

Osmani e uroi admiralin George M. Wikoff për marrjen e detyrës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, duke shprehur “besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare”.

Wikoff e pasoi admiralin Stuart B. Munsch në këtë detyrë, i cili e kreu mandatin në nëntor të vitit të kaluar.

“Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in he theksoi se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Presidenca nuk dha hollësi lidhur me pretendimet për aktet destabilizuese, por zyrtarët kosovarë e kanë akuzuar vazhdimisht Beogradin për veprime të tilla.

The post Osmani takon admiralin amerikan tw NATO: Kosova përballet me rrezikun e “akteve destabilizuese” nga Serbia appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: