Sulmoi KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, vihet në pranga një person

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një person nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, si dhe të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit.

Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se i identifikuari është me inicialet S.R.

Ai u arrestua gjatë një aksioni mes prokurorëve dhe hetuesve policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar të mërkurën, sipas njoftimit.

Më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në maj të vitit 2023 në Zveçan.

The post Sulmoi KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, vihet në pranga një person appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: