VIDEO/ Fishekzjarret shkaktojnë zjarr në një restorant në Madrid, reagimi i stafit shmang tragjedinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Fishekzjarrët e brendshëm në një restorant në Madrid për pak sa nuk regjistroi një rast tragjik si ai në Crans-Montana të Zvicrës. Fishekzjarrët shkaktuan një zjarr të madh i cili fatmirësisht u mbyll pa viktima.

Zjarri u regjistrua të shtunën në një nga dyqanet e GLH Singular Restaurants. Zjarri u pikas menjëherë nga stafi i cili e vuri nën kontroll me ndihmën e fikësve të zjarrit, pa u përhapur.

Një video e publikuar tregon incidentin ku një perde merr flakë nga fishekzjarrët. Një kamerier merr shumë shpejt një fikëse zjarri për të shuar zjarrin.

Pas incidentit restoranti vendosur të ndalojë përgjithmonë përdorimin çdo pajisjeje piroteknike në të gjitha ambientet e saj.

Ky incident ndodhi më pak se dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në barin e resortit të skive Crans Montana, me 40 të vdekur, shumica adoleshentë dhe të rinj, dhe 116 të plagosur.

The post VIDEO/ Fishekzjarret shkaktojnë zjarr në një restorant në Madrid, reagimi i stafit shmang tragjedinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: