Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka vendosur të pezullojë për katër ndeshje presidentin e Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, pas sjelljes së tij gjatë çerekfinales së Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Marokut, ku Kameruni u mposht 2-0.
Fecafoot e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si “të paarsyetuar”. Incidenti ndodhi pas ndeshjes, kur Eto’o u kap nga kamerat duke iu drejtuar me tone të ashpra presidentit të Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, dhe presidentit të CAF, Patrice Motsepe, për vendimet e arbitrit.
The post CAF pezullon Samuel Eto’o për katër ndeshje pas incidentit në Kupën e Kombeve të Afrikës appeared first on Euronews Albania.
