Humbja e papritur e Real Madridit ndaj Albacetes ka ndezur jo vetëm mediat spanjolle, por edhe një nga rivalitetet më të njohura të dekadës së fundit: atë midis Gerard Piqué dhe Álvaro Arbeloa.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk la pa shfrytëzuar rastin për të tallur Arbeloan, i cili debutoi me poshtërim në stolin e Realit. Mesazhi i shkurtër i Piqué në grupin WhatsApp të presidentëve të Ligës së Mbretërve – “Nisje e mirë, 3-2” – u bë menjëherë sensacion, duke rikthyer kujtimet e El Clasico-ve të zjarrta dhe replikat e ashpra të dy mbrojtësve.
Ky incident tregon se rivaliteti Piqué-Arbeloa, i lindur në fushë dhe përhapur në media, nuk ka marrë fund. Humbja ndaj Albacetes i dha ish-lojtarit të Barcelonës një mundësi të përsosur për të sulmuar sërish rivalin e tij historik.
The post Rivaliteti Piqué-Arbeloa ringjallet pas humbjes historike të Real Madridit appeared first on Euronews Albania.
