Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar të enjten pasdite në qendrën historike të Utrechtit në Holandë. Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh ku si pasojë u regjistrua një person i plagosur.
Xhama të thyer dhe mbeturina mbuluan rrugën ndërsa ekipet e shpëtimit evakuuan shtëpi dhe biznese në zonë.
Një grup qytetarësh u mblodhën për të monitoruar zhvillimet, por ekipet e shpëtimit shprehën shqetësime se kjo mund të pengonte punën e tyre.
“Janë thirrur disa njësi për të ofruar ndihmë. Të gjithëve u kërkohet t’u japin hapësirë ekipeve të shpëtimit dhe të mos i afrohen zonës së incidentit”, tha shërbimi i emergjencës.
The post VIDEO/ Një shpërthim i fuqishëm në Holandë, zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi në vendngjarje appeared first on Euronews Albania.


