“Hamleti”/ Kryevepra e Shekspirit rikthehet këtë janar në skenën e Metropolit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

“Të jesh apo të mos jesh”, vepra e reflektimit mbi zgjedhjet, përgjegjësinë tonë dhe dilemën ekzistenciale të njeriut, vjen në teatër për publikun shqiptar.

Kryevepra e Shekspirit, “Hamlet”, është rikthyer sërish këtë janar në skenën Teatrit Metropol, nën konceptin regjisorial të Jonida Beqos, me një skenografi moderne dhe skenar plot të papritura.

Kjo shfaqje bën bashkë një trupë të gjerë aktorësh, ku brezat takohen në të njëjtën skenë.

Princi Hamlet interpretohet nga Amos Zaharia, ndërsa mbret është aktori i njohur, Viktor Zhusti.

Krahas tyre, interpretojnë dhe aktorët Yllka Mujo, Kosovare Krasniqi, Adela Gjyla, Edvin Mustafa, Jurgen Dervishi, dhe Elion Guri.

Kjo shfaqje e mirëpritur nga publiku dhe që do të ngjitet në skenë deri në fund të janarit, do të jetë një udhëtim emocionues në historinë e princit të Danimarkës, i cili përballet me tradhti, hakmarrje, dhe pasione që e ndjekin përgjatë gjithë jetës së tij.

The post “Hamleti”/ Kryevepra e Shekspirit rikthehet këtë janar në skenën e Metropolit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: