Mbrojtësi qendror 25-vjeçar, Marc Guéhi, do të largohet nga Crystal Palace për t’u bashkuar me Manchester Cityt, për një shifër prej pak më shumë se 20 milionë eurosh. Lajmi konfirmohet pak ditë para ndeshjes së raundit të 22-të të Premier League kundër Sunderlandit, ku kapiteni i Eagles nuk do të luajë.
I ardhur nga Chelsea në vitin 2021, Guéhi luajti 188 ndeshje dhe fitoi dy trofe me Crystal Palace, duke u bërë një nga figurat kryesore të skuadrës. Ai gjithashtu ka 26 paraqitje dhe një gol me kombëtaren e Anglisë.
Manchester City e merr atë për të mbuluar mungesat e gjatë të Josko Gvardiol dhe Ruben Dias, pas interesimit të mëparshëm të Liverpoolit.
The post Marc Guéhi largohet nga Crystal Palace dhe i bashkohet Manchester Cityt appeared first on Euronews Albania.
