Kosova përfaqësohet me dy sportistë në Lojëra Olimpike Dimërore

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, duke e përforcuar praninë e sportit kosovar në arenën më të madhe dimërore.

Kryeziu ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin, sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh, në të cilat do të garojë në Itali, shkruan KosovaPress.

Drin Kokaj, nga ana tjetër, ka përmbushur kriteret e kualifikimit në disiplinën e sllallomit, duke fituar të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në garat olimpike.

Në procesin e kualifikimit ishin edhe Lirika Deva dhe Vokshi, por sipas rregullave olimpike, Kosova përfaqësohet me nga një garues për secilën gjini, çka i hapi rrugë Kryeziut dhe Kokajt.

The post Kosova përfaqësohet me dy sportistë në Lojëra Olimpike Dimërore appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: