Vritet me thikë i burgosuri shqiptar në burgun grek

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën këtë të hënë në qeli në Greqi. Shqiptari mësohet se ka ndërruar jetë pas plagëve të marra me thikë nga një i burgusur tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme brenda burgut të Karidhalos. Sipas informacioneve viktima mori me dy plagë me thike nga një i burgosur grek. 

Viktima ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje që kishte kryer në vitin 2002. Ndërsa ishte në burg, ai ishte arratisur dhe kishte ikur në vendin e tij të lindjes, në Shqipëri, ku kishte kryer dy vrasje të tjera.

Më pas ai u kthye në Greqi, ku u arrestua, duke vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tij. Nga ana tjetër, autori i krimit është burgosur për vrasjen e një tjetër shqiptari.

Autori i dyshuar besohet të jetë kreu i dyshuar i mafia së burgut. Autori dhe viktima kanë pasur mosmarrëveshje midis tyre.

The post Vritet me thikë i burgosuri shqiptar në burgun grek appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: