Cristiano Ronaldo nuk do të kthejë 9.8 milionë eurot që Juventusi u urdhërua t’i paguante.
Sipas disa mediave italiane, gjykata e Torinos konfirmoi të hënën një vendim të marrë në prill 2024, duke urdhëruar klubin e Torinos t’ia paguajë këtë shumë ish-lojtarit të tij për pagat e prapambetura që datojnë që nga periudha e Covid-19.
Juventusi e kishte paguar shumën që i detyrohej yllit portugez, por paraqiti një ankesë për të rikuperuar paratë, një ankesë e refuzuar nga gjykata e Torinos.
Cristiano Ronaldo fillimisht kërkoi 19.6 milionë euro nga ish-klubi i tij, një shumë që Juventusi nuk ia kishte paguar, pasi sezoni 2019-2020 u ndërpre. Bordi i Arbitrazhit vendosi t’i jepte gjysmën e asaj që kishte kërkuar. Juventusi ende mund të shqyrtojë disa dokumente për të përcaktuar nëse një apel është i mundur.
The post Cristiano Ronaldo nuk do t’i kthejë Juves 9.8 mln appeared first on Euronews Albania.
