Kosovë, rinumërimi i votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit përfundon në 6 komuna

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Rinumërimi i plotë i të gjitha kutive të votimit të rregullt po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, bazuar në dy vendimet që ka marrë KQZ-ja në Kosovë.

Sipas të dhënave të deritashme nga KQZ, rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 6 komuna.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 688 nga 2,557 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviç, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë dhe Ferizaj”.

Në disa prej këtyre komunave është përmbyllur rinumërimi i të gjitha kutive dhe në disa rinumërimi i pjesshëm.

Por, KQZ-së, ka njoftuar se nga pasditja e së hënës ka filluar të zbatohet edhe vendimi i dytë i KQZ-së për rinumërimin e 1,643 vendvotimeve tjera. 

Sipas këtij vendimi do të rinumërohen të gjitha vendvotimet, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt i votimit ne zgjedhjet e jashtëzakonshme te 28 dhjetorit.

Për këtë arsye KQZ ka shtuar numrin e ekipeve numëruese. Aktualisht janë 76 ekipe numërimi gjatë një ditë pune, 08.00 – 24.00. Sipas përllogaritjeve, procesi i rinumërimit të zgjasë deri në fund të muajit janar, eventualisht deri më 1 shkurt.

The post Kosovë, rinumërimi i votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit përfundon në 6 komuna appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: