Kylian Mbappé po përballet me dhimbje të vazhdueshme në gju, por përsëri po luan rregullisht për Real Madridin. Sipas L’Equipe, francezi detyrohet të jetë në fushë edhe kundër skuadrave më të dobëta, ndërsa klubi, i tensionuar nga presionet sportive dhe financiarët e rinovimit, duket se po injoron nevojën për rikuperim.
Burime nga Reali konfirmojnë se lojtari “duhet të marrë disa rreziqe”, duke e vendosur Mbappén në qendër të strategjisë së klubit, pavarësisht rrezikut për përkeqësimin e dëmtimit. Situata komplikohet edhe nga ambiciet e Mbappé për të pasur sukses te Real dhe me Francën në Kupën e Botës.
Ekspertët paralajmërojnë se klubi po luan me zjarr, duke mbështetur të ardhmen e tij te stabiliteti fizik i një lojtari të rëndësishëm.
The post Mbappé luan i lënduar te Real Madridi, klubi në dilemë appeared first on Euronews Albania.
