Aksidenti hekurudhor me 45 viktima në Spanjë, hetuesit: Çarja e shinave ka ndodhur më parë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Çarja në shinë duket se ka ekzistuar përpara se treni me shpejtësi të lartë të dilte nga shinat në Spanjën jugore të dielën e kaluar. Kështu tha agjencia e hetimit të aksidenteve hekurudhore CIAF në një raport paraprak të publikuar të premten.

Përplasja fatale e dy trenave në qytetin Adamuth shkaktoi 45 viktima dhe është një nga aksidentet më të këqija hekurudhore në Evropë.

Treni i parë doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër të kompanisë shtetërore hekurudhore Renfe që po vinte në drejtim të kundërt.

“Bazuar në informacionin që është aktualisht në dispozicion, mund të supozohet se çarja e shinave ndodhi para kalimit të trenit Iryo të përfshirë në aksident dhe, për rrjedhojë, para daljes nga shinat”, thuhet në raportin e CIAF, të postuar në faqen e internetit të organit.

CIAF tha se shkaqet e prishjes ende nuk ishin përcaktuar dhe asgjë nuk ishte përjashtuar.

The post Aksidenti hekurudhor me 45 viktima në Spanjë, hetuesit: Çarja e shinave ka ndodhur më parë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: