Arben Imami rikthehet pas 40 vitesh në Fakultetin e Arteve Skenike

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

I cilësuar si një ndër pedagogët e rëndësishëm të regjisë para viteve ’90 dhe të kthesës konceptuale pas ndryshimit të sistemit, Arben Imami u kthye pas 40 vitesh aty ku nisi gjithçka për të, në Fakultetin e Arteve Skenike.

Në një takim me studentët, që e nisi me kujtime dhe nostalgji, ai foli për temën “Mes racionalitetit dhe imagjinatës”, ku u ndal te roli i regjisorit.

“Do të marrësh një tekst dhe nga ky tekst do të krijosh një botë, një botë që është e re; dhe problemi është nëse mund ta bësh këtë botë si tënden dhe kjo botë të jetë në një intersubjektivitet me botën e të tjerëve.”

Arben Imami vlerësoi atë që e cilësoi si një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë, ndërsa vuri në dukje hapësirat e kufizuara për teatrin shqiptar.

“Dukej si nëpunës banke, si një llogaritar, mund të ishte një inxhinier, ndonjë projektues. Por, kur e shihje, nuk të shkonte mendja kurrë se ishte artist. Ai nuk merrte poza, ai bënte filma. Ata që bënin poza vazhdojnë të jenë edhe sot në rrugë, i bëjnë poza edhe sot, por punë e produkt pas vetes nuk kanë lënë.”

Qëllimi i këtij aktiviteti është realizimi i një cikli bisedash, me synim ruajtjen e kujtesës dhe formësimin material e vizual të historisë së Fakultetit të Arteve Skenike.

The post Arben Imami rikthehet pas 40 vitesh në Fakultetin e Arteve Skenike appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: