VIDEO/ Kamerat e sigurisë filmuan momentin, dalin pamjet nga shpërthimi në fabrikën në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një video është publikuar së fundmi ku tregon momentin e shpërthimit të regjistruar këtë të hënë në fabrikën “Violanta” në Trikala , që shkaktoi vdekjen e 5 punëtorëve.

Shpërthimi u kap nga një kamera sigurie në një ndërtesë pranë zonës së shpërthimit. Trupat e katër punëtoreve që humbën jetën, u gjetën herët këtë mëngjes, me autoritetet që kanë telefonuar të afërmit e tyre për identifikim, ndërsa shtatë të plagosurat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Trupi i viktimës së pestë u gjet pasditen e sotme. Hetuesit po e shqyrtojnë si skenarë më të mundshëm një rrjedhje gazi brenda fabrikës, ndoshta në zonën e prodhimit ku ndodhen furrat ose një shkëndijë shkaktoi zjarrin.

Kompania kishte dy rezervuarë të mëdhenj në oborrin e fabrikës me një përzierje propani dhe butani, i cili transportohej në ambiente përmes tubave specialë në mënyrë që zona e prodhimit të funksiononte.

The post VIDEO/ Kamerat e sigurisë filmuan momentin, dalin pamjet nga shpërthimi në fabrikën në Greqi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: