Tifozët e Politehnica Timisoara kanë filluar të mbledhin para për të mbështetur familjet e shtatë tifozëve të PAOK-ut që humbën jetën tragjikisht në Rumani.
Përmes një njoftimi tifozët bëjnë thirrje për donacione. Ata theksuan se të gjitha paratë e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar ata që janë prekur nga tragjedia. Përveç mbledhjes së parave, tifozët e Timisoarës bënë një thirrje publike për dhurime gjaku.
“Sot, disa tifozë të PAOK-ut humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor ndërsa udhëtonin për në ndeshjen në Lyon. Të tjerë u plagosën dhe disa me shumë mundësi do të shtrohen në spital në Timishoara.
Përtej ngjyrave, u tronditëm kur pamë njerëz që kishin shkuar për të mbështetur ekipin e tyre dhe për t’u argëtuar, të mos ktheheshin më në shtëpi. Po organizohemi për t’u ofruar ndihmë familjeve të viktimave dhe tifozëve të plagosur, të gjitha llojet e mbështetjes, si organizative ashtu edhe humanitare.”
Nëse dëshironi të merrni pjesë në këtë përpjekje, mund të kontribuoni me donacione në llogaritë e shoqatës. Të gjitha paratë e mbledhura do të përdoren ekskluzivisht për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia. Përveç donacioneve monetare, në orët në vijim do të informojmë për dhurimin e gjakut në mbështetje të atyre që janë të shtruar në spital”, thuhet në deklaratën e tifozëve të Politehnika Timosoara.
The post Aksidenti në Rumani, tifozët e Politehnica Timisoara mbledhin ndihma! Dhurojnë gjak për të plagosurit appeared first on Euronews Albania.
