Rrjedhja e gazit shkak i mundshëm i shpërthimit në fabrikën e biskotave në Greqi, vijojnë hetimet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ekspertët grekë po hetojnë rrethanat e shpërthimit vdekjeprurës në fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala që la pas 5 viktima. Këtë të martë u gjet trupi i pestë i një punëtoreje e cila rezultonte e zhdukur mes rrënojave që la pas shpërthimi.

Trupi i gruas së pestë u gjet në bodrumin e fabrikës, pak metra larg vendit ku humbën jetën tre kolegët e tjerë të saj, ndërsa e katërta u gjet në katin përdhes.

Zjarrfikësit ndodhen në fabrikë, duke mbledhur informacionin e nevojshëm për hetimin në mënyrë që të vazhdojnë me procedurat dhe të lëshojnë një raport. Njëkohësisht, kanë filluar deklaratat nga menaxherët dhe punonjësit.

Tashmë ka spekulime nga ekspertët se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e një gazi të ndezshëm por ende nuk është përcaktuar saktë shkaku. Nga ana tjetër bashkia e Trikalës shpalli tre ditë zie lidhur me ngjarjen tragjike.

The post Rrjedhja e gazit shkak i mundshëm i shpërthimit në fabrikën e biskotave në Greqi, vijojnë hetimet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: