Stuhia e fortë Chandra “shkatërron” Mbretërinë e Bashkuar: Qindra shkolla të mbyllura

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qindra shkolla u mbyllën sot dhe shumë rrugë u bllokuan për shkak të stuhisë së madhe Chandra që goditi Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjithsej 242 shkolla janë mbyllur sot në Irlandën e Veriut për shkak të kushteve të këqija të motit”, thuhet në faqen e internetit të qeverisë së vendit, sipas Sky News.

Një paralajmërim i verdhë për erë është në fuqi për Irlandën e Veriut deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Shërbimi meteorologjik thotë se stuhia do të sjellë erëra shumë të forta dhe se objektet fluturuese mund të shkaktojnë lëndime dhe vdekje. Erëra me shpejtësi midis 97 dhe 113 kilometra në orë do të godasin pjesët lindore dhe veriore të Irlandës së Veriut, ndërsa në disa vende bregdetare do ketë erëra me shpejtësi 120 kilometra në orë.

Një numër rrugësh kryesore janë mbyllur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të stuhisë. Siç u tha, rrugët në fjalë janë në Devon, Somerset dhe Dorset.

The post Stuhia e fortë Chandra “shkatërron” Mbretërinë e Bashkuar: Qindra shkolla të mbyllura appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: