Aksidenti tragjik me 7 viktima, grupet e tifozëve të PAOK-ut rikthehen në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Grupe tifozësh të shumtë të PAOK-ut po rikthehen në Greqi ndërsa kanë ndërprerë udhëtimet e tyre për në Francë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën shtatë pjesëtarë të tifozërisë së këtij ekipi.

Sipas medias greke qindra tifozë të PAOK-ut mbërritën në Timishoara me pesë autobusë dhe u mblodhën në heshtje para spitalit për të mbështetur të plagosurit.

Përfaqësuesit e tifozëve u pritën nga drejtuesit e spitalit dhe pasi u informuan për gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve, ata u nisën për në Greqi pak pas mesnatës.

Këta tifozë po udhëtonin me rrugë tokësore për në Francë dhe ndërsa ishin në Hungari, mësuan për aksidentin tragjik dhe ndërprenë udhëtimin e tyre.

The post Aksidenti tragjik me 7 viktima, grupet e tifozëve të PAOK-ut rikthehen në Greqi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: