Como është skuadra e fundit që siguron vendin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pas fitores të së mërkurës ndaj Fiorentinës. Skuadra e drejtuar nga Fabregas po tregon formë të mirë edhe në kampionat, dhe kjo ecuri pozitive u pasqyrua edhe në kompeticionin e kupës.
Como dominoi ndeshjen ndaj Fiorentinës duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-3. Golat për skuadrën mike u shënuan nga Roberto, Paz dhe sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.
Në çerekfinale, Como do të përballet me Napolin, duel i cili është parashikuar të zhvillohet më 10 shkurt.
The post Como shkëlqen ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë, kualifikohet në çerekfinale appeared first on Euronews Albania.
