VIDEO/ Rrëshqitjet e dherave, Meloni sheh nga helikopteri dëmet në Siçili

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka udhëtuar drejt Siçilisë për të parë nga afër situatën e krijuar për shkak të motit të keq që ka përshkuar vendin. Nga pamjet e publikuara shihet Meloni e cila sheh nga lart situatën ndërsa po udhëton me helikopter.

Dëmet në zonë janë të shumta pasi ka patur rrëshqitje dheu të cilat dëmtuan dhjetëra banesa. Në Niscemi janë evakuuar më shumë se 1,500 persona.

Italia gjithashtu shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën për shkak të shkatërrimeve të shkaktuara javën e kaluar në Kalabri, Siçili dhe Sardenjë nga cikloni “Harry”.

Qeveria italiane ka ndarë 100 milionë euro nga fondi kombëtar i emergjencës për ndërhyrjet fillestare në zonat e prekura.

The post VIDEO/ Rrëshqitjet e dherave, Meloni sheh nga helikopteri dëmet në Siçili appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: