Dimitris Maronitis është një nga shtatë tifozët e PAOK-ut që humbën jetën në aksidentin tragjik në Rumani. Mediat greke duke cituar të afërmit e të riut raportojnë se ai kishte humbur babanë e tij në të njëjtën rrugë.
Të afërmit konfirmuan se ai e kishte humbur babanë e tij kur ishte 12 vjeç. Babai i Dimitris ishte shofer profesionist dhe sipas asaj që thanë ata, ai kishte humbur jetën në kamion në të njëjtën rrugë.
“Furgonin e drejtonte dikush nga grupi. Babai ishte larguar me kamionin në të njëjtën rrugë në Rumani.
Fëmija u rrit jetim që kur ishte 12 vjeç. Ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit”, tha një i afërm i 27-vjeçarit.
Familjarët theksuan se i riu ishte shumë i lumtur që do të shikonte ndeshjne me miqtë e tij të ngushtë me të cilët humbi jetën.
The post Aksidenti në Rumani, tifozi i PAOK kishte humbur babanë e tij në të njëjtën rrugë appeared first on Euronews Albania.
