Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj trupi gjykues ka refuzuar propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava për plotësimin e procedurës së provave.

Edhe sot në gjykatë u sollën me pranga në duar të akuzuarit, ndërsa u shoqëruan me siguri të lartë, shkruan KosovaPress.

Që në nisje të seancës i akuzuari, Naim Murseli kërkoi konsultim me avokatin e tij.

Fillimisht kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku bëri të ditur se mbrojtësit e të akuzuarit kanë parashtruar kërkesa të reja.

Mbrojtja e Naim Murselit ka kërkuar rindërtim të vendit të ngjarjes, ndërsa, avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla ka kërkuar të dëgjohet dëshmitari Tafil Kokalla.

Mbrojtësi i Granit Plavës ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekspertizë shtesë lidhur me gjendjen psikike të Granit Plavës në kohën e kryerjes së veprës penale.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku tha se prokuroria ia ka lënë në dorë të vendos trupit gjykues për kërkesat e mbrojtjes së Kokallës dhe Plavës.

Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së Naim Murselit për rindërto, të vendit të ngjarjes, prokurorja Javorka Perlinçeviç e konsideroi jashtë afatit.

Rindërtimi i vendit të ngjarjes dhe ekspertiza për gjendjen psikike të të akuzuarit Granit Plava u kundërshtua edhe nga avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leutrim Syla i cili konsideroi se këto dyja nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike.

Avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj u shpreh se kanë të drejtë të propozojnë prova deri në përfundim të shqyrtimit kryesor.

Trupi gjykues ka refuzuar edhe kërkesën e mbrojtjes së Naim Murselit të shtjellohet si provë CD komunikimi i tij me fëmijët si dhe nxjerrja e hartografisë së telefonave.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës

The post Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: