Europa League ka një mbrëmje të rëndësishme këtë Të enjte, ku përfundon faza e ligës dhe do të vendosen pjesa më e madhe e verdikteve. Deri tani, Lyon dhe Aston Villa janë skuadrat e vetme që kanë siguruar kalimin direkt në 1/8-tat e kompeticionit.
Mbeten edhe 6 vende të tjera bosh, ku rivaliteti është i madh. Skuadra si Roma, Betis, Porto dhe Freiburg synojnë të sigurojnë vendin direkt, por për këtë u duhet të mos pësojnë humbje në ndeshjet e fundit.
Sistemi i kualifikimit është i njëjtë si në Champions League: 8 skuadrat e para kalojnë direkt në 1/8-tat, skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin shkojnë në play-off, ndërsa pjesa tjetër eliminohet nga kompeticioni.
The post Mbrëmje vendimtare në Europa League, 8 vendet e para në lojë appeared first on Euronews Albania.
