Në fokus mbrojtja, Igli Tare mes dy lojtarëve për Milanin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Milani vazhdon të monitorojë tregun e transferimeve në kërkim të një përforcimi në repartin e mbrojtjes, një sektor që ka treguar nevojë për ndërhyrje gjatë këtij sezoni. Drejtuesit kuqezi po vlerësojnë disa profile dhe emri i fundit që është futur në listë është ai i Nathan Aké, mbrojtës i Mançester Sitit. Lojtari holandez përfaqëson një profil me përvojë ndërkombëtare dhe cilësi të larta teknike, por operacioni paraqitet i ndërlikuar.

Siti po përballet me disa mungesa për shkak dëmtimesh dhe trajneri Guardiola nuk është i prirur të heqë dorë lehtë nga Aké. Për më tepër, paga e lartë e lojtarit përbën një pengesë serioze për politikat financiare të Milanit. Paralelisht, klubi kuqezi po mban të hapura edhe pista të tjera. Një prej tyre është Radu Dragu?in, i cili është ndjekur prej kohësh dhe konsiderohet një mbrojtës me potencial për rritje të mëtejshme. Në planin afatmesëm mbetet në vëmendje edhe Mario Xhila i Lacios, një profil që pëlqehet për disiplinën taktike dhe sigurinë në prapavijë.

Trajneri Masimiliano Alegri, ndërkohë, po vazhdon të punojë me grupin aktual, duke u dhënë besim lojtarëve në dispozicion, por pret përforcime për të rritur konkurrencën dhe stabilitetin mbrojtës. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për strategjinë e merkatos së Milanit, i cili synon të gjejë zgjidhjen më të përshtatshme për të përforcuar mbrojtjen pa kompromentuar ekuilibrat ekonomikë të klubit.

The post Në fokus mbrojtja, Igli Tare mes dy lojtarëve për Milanin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: