Oficerët e Rojës Bregdetare greke këtë të enjte kanë vënë në pranga katër anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare. Mësohet se banda importonte sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine.
Operacioni u zhvilluar në zonat e Atikës dhe Aleksandropolit ku u arrestuan katër burra të moshës 57, 59, 52 dhe 56 vjeç. Hetimi për rastin filloi në vitin 2023 pas zbulimit dhe sekuestrimit të 5,040 kilogramëve kokainë në portin e Guayaquil, Ekuador më 9 gusht 2023.
Kjo sasi u zbulua brenda një kontejneri me një ngarkesë të ligjshme. Përfitimi ekonomik i pritur nga shitja e drogës në tregun e paligjshëm vlerësohet në dhjetëra miliona euro. Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuza për organizatë kriminale.
The post Transportonin sasi të mëdha droge nga Amerika Latine, në pranga 4 anëtarë të një bande në Greqi appeared first on Euronews Albania.
