Europa League, tifozët e Celta Vigo vendosin banderolë kundër Kosovës në Beograd

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tifozët e Celta Vigo u bashkuan me ata të Crvena Zvezdës në Serbi dhe provokuan shqiptarët e Kosovës gjatë një ndeshjeje të Europa League. Ngjarja u regjistrua të enjten, kur u shfaq një hartë e Kosovës e mbuluar me ngjyrat dhe simbolet e flamurit të Serbisë, shoqëruar me thirrjet “Kosova është Serbi”.

“Tifozët spanjollë vendosën një transparant mbi hartën e Kosovës të ngjyrosur me flamurin serb, duke shkruar “S’ka dorëzim”, mesazh i cili u pa nga rreth 1000 tifozë”.

Tifo-grupi serb “Delije” shfaqi një koreografi ku u lexua fjala “Ciganë”, një mesazh i drejtuar fansave kundërshtarë.

Ndeshja, e cila mbante logon e UEFAs, përfundoi në barazim 1-1, ndërsa nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar nga organizatori i kompeticionit. Mbetet për t’u parë nëse UEFA do të marrë masa ndaj tifozëve dhe klubeve për këtë veprim me përmbajtje politike dhe provokuese.

The post Europa League, tifozët e Celta Vigo vendosin banderolë kundër Kosovës në Beograd appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: