Në Nyon të Zvicrës është hedhur këtë të premte shorti i Ligës së Kampionëve, ku janë mësuar çiftet e fazës së play-off-it, nga të cilat do të përcaktohen skuadrat që do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.
Në short kanë marrë pjesë ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Pas hedhjes së shortit, këto janë çiftet e fazës play-off:
- Benfica – Real Madrid
- Bodo/Glimt – Inter
- Monaco – PSG
- Galatasaray – Juventus
- Qarabag – Newcastle
- Club Brugge – Atletico Madrid
- Borussia Dortmund – Atalanta
- Olympiacos – Bayer Leverkusen
Ndeshjet e fazës play-off do të përcaktojnë skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
The post Hidhet shorti i play-off-it të Champions, ja çiftet e fazës eliminatore appeared first on Euronews Albania.
