Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Besiktas

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kristjan Asllani, ka mbërritur në Stamboll për të vazhduar negociatat dhe për t’iu nënshtruar vizitës mjekësore te Besiktas. Lajmi u bë i ditur nga klubi turk përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmohet se transferimi i mesfushorit po ecën sipas planit.

Klubi turk njoftoi se Asllani do të kryejë kontrollet mjekësore dhe më pas do të firmosë marrëveshjen për huazimin me të drejtë blerje, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në afrimin e mesfushorit shqiptar në Superligën turke.

The post Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Besiktas appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: