Europa League i ka dhënë fund një faze të rëndësishme të garës, e cila konfirmoi disa verdikte, si 8 skuadrat që kalojnë në 1/16 ato që do të marrin pjesë në play-off, por dhe një pjesë tjetër që i dhanë lamtumirën kompeticionit.
E enjtja nuk prodhoi surpriza, ku favoritët për të kaluar më tej ia dolën të marrin rezultate pozitive ose më saktë sigurojnë pikët e duhura për të plotësuar objektivat.
Lyon dhe Aston Villa janë padyshim dy ekipet më të mira të fazës së ligës, që e mbyllën në krye me 21 pikë secila. Në duelin e javës së tetë, francezët mposhtën Paokun në shifrat 4-2, ndërsa jo vetëm në këtë ndeshje, porn ë të gjitha u mbajt një minutë heshtje në nder të tifozëve të ekipit grek që humbën jetën në aksidentin tragjik.
Sa i përket Aston Villas, mposhti Salzburgun me rezultatin 3-2. Më tej tetëshja e parë plotësohet me skuadra si Midtjylland, Betis, Porto, Braga, Freiburg e Roma. Duke nisur nga Genk i vendit të nëntë dhe deri te Brann i vendit të 24ët do të luajnë në play-off, ku po ashtu në përfundim do të konfirmohen 8 ekipet e tjera.
The post Europa League konfirmon 8 skuadrat që kalojnë më tej, Lyon e Aston Villa në krye appeared first on Euronews Albania.
