Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tregtarët e Vlorës dolën sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit.

Sipas vendimit të miratuar, tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.

Protestuesit shprehen se vendimi është marrë pa një konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës.

“Vendimet po merren nga zyra, pa u pyetur ata që preken drejtpërdrejt. Ne nuk jemi kundër rregullit, por kundër një vendimi që na shkatërron punën”, shprehen tregtarët

Ata theksojnë se zhvendosja larg qendrës së qytetit i largon nga klientët dhe rrezikon seriozisht mbijetesën ekonomike të familjeve që jetojnë nga ky aktivitet.

The post Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: