Barcelona triumfoi 3-1 në fushën e Elches për javën e 22-të të La Ligës, duke forcuar kryesimin dhe duke ushtruar presion maksimal mbi Real Madridin. Katalanasit kaluan shpejt në avantazh me Lamine Yamal, i cili përfitoi nga një gabim mbrojtës dhe ishte protagonisti kryesor i ndeshjes. Elche reagoi dhe barazoi në minutën e 29-të me Alvaro Rodriguez, por para pushimit Ferran Torres riktheu epërsinë për Barçën pas një aksioni të bukur ofensiv.
Në pjesën e dytë, Barcelona kontrolloi lojën, ndërsa Elche nuk arriti të ishte rrezikshëm. Marcus Rashford, i futur nga stoli, vulosi fitoren në minutën e 72-të pas një tjetër asisti nga Yamal. Me një paraqitje serioze dhe efikase, Barça konfirmoi se nuk ka ndërmend të ndalet në garën për titull.
The post Barça fiton në Elche dhe rrit presionin mbi Real Madridin appeared first on Euronews Albania.
