Çerekfinalja e parë e kupës së Italisë, Inter përballet me Torinon

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbrëmjen e sotme luhet çerekfinalja e parë e kupës së Italisë, aty ku Interi përballet me Torinon në shtëpi. Zikaltrit janë favoritë të padiskutueshëm për fitimin e sfidës dhe avancimin më tej, por në këtë ballafaqim vijnë me 3 mungesa.

Sa i përket torinezëve, me skuadrën nuk është grumbulluar mbrojtësi i komëbtares shqiptare, Ardian Ismajli për shkak të një dëmtimi. Në 5 ndeshjet e fundit ku këto dy skuadra janë përballur me njëra-tjetrën në kampionat, 5 herë ka fituar Inter, ku ka shënuar 15 gola dhe pësuar vetëm dy.

The post Çerekfinalja e parë e kupës së Italisë, Inter përballet me Torinon appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: