Mbretëresha Maxima e Holandës do të bëhet rezerviste në forcat e armatosura

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbretëresha holandeze Maxima e Holandës do të bëhet rezerviste në forcat e armatosura të vendit, konfirmuan sot burime për shërbimin publik holandez NOS.

Sipas raportimeve, pas një trajnimi të shkurtër ushtarak, mbretëresha do të fillojë të punojë në ushtri me kohë të pjesshme, ndërsa ende nuk dihet se në cilën degë ose shërbim të forcave të armatosura do të punësohet.

The post Mbretëresha Maxima e Holandës do të bëhet rezerviste në forcat e armatosura appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: