Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol mjaft të bukur për Trabzonspor në fitoren 3-0 kundër Fethiyespor për llogari të Kupës së Turqisë.
Muçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 69’, ndërsa 10 minuta më vonë dha asistin në golin e tretë që mbylli llogaritë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi ka zbuluar sekretin e formës së tij.
“Jam i lumtur për pjesën time. Kur gjërat shkojnë mirë për ekipin dhe për ty, kjo të bën edhe më të gëzuar. Kam një avantazh që po shfaq performanca të mira për shkak se kemi një ambient të mirë, trajnerët besojnë te unë dhe jam në një skuadër të mirë. Këto gjëra ndikojnë pozitivisht në performancën time”, tha Muçi.
The post Po mahnit Turqinë, Muçi sekretin e formës te Trabzonspor appeared first on Euronews Albania.
