Në Maqedoninë e Veriut, 385 studentë shqiptarë të fakulteteve të drejtësisë kanë dorëzuar një peticion duke kërkuar që provimi i jurisprudencës, provim shtetëror që duhet për të qenë gjyqtar, prokuror ose avokat, të mund të mbahet edhe në gjuhën shqipe, gjuhë e cila është zyrtare dhe në të cilën ata kryejnë studimet.
Ministria e Drejtësisë ka refuzuar këtë kërkesë, duke argumentuar se provimi shërben edhe si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase dhe se ligji aktual për provimin e jurisprudencës nuk parashikon zhvillimin në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Sipas ministrisë, njohja e maqedonishtes është kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike në vend.
The post Studentët shqiptarë në RMV peticion për mohimin e provimeve në gjuhën shqipe appeared first on Euronews Albania.
