Osmani: Epokë e re partneriteti mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me presidentin Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Ajo përmes një shkrimi në rrjete sociale ka vlerësuar lart siç ka thënë ajo, mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjë përmbajtësore me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e falënderova për lidershipin e tij vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri më sot.”

Osmani ka shtuar se Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të të gjithë popullit të Emirateve

“Përgjatë viteve, kemi hapur një epokë të re të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona, nga liberalizimi i vizave e deri te kontributet e çmuara të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit. Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm. Po ashtu, e vlerësoj lart mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore që i prezantuam dje”, ka shkruar ajo.

The post Osmani: Epokë e re partneriteti mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: