Jacques Lang jep dorëheqjen si president i Institutit të Botës Arabe pas zbulimeve rreth lidhjeve me Epstein

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Jacques Lange, ish-ministër francez i kulturës nën qeverinë Mitterrand, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si president i Institutit të Botës Arabe në Paris.

Dorëheqja e tij u bë e pashmangshme pas zbulimeve të kontakteve të tij me Jeffrey Epstein dhe hapjes së një hetimi financiar nga prokurorët francezë. Përpara se të jepte dorëheqjen, Ministria e Jashtme franceze thirri një takim urgjent për të shqyrtuar marrëdhënien e tij me pedofilin.

The post Jacques Lang jep dorëheqjen si president i Institutit të Botës Arabe pas zbulimeve rreth lidhjeve me Epstein appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: