Man City përmbys Liverpoolin 1-2 në Anfield, Arsenal ruan kreun

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryendeshja e fundjavës në Premier Ligën angleze mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt përfundoi me fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës 1-2 ndërsa Arsenal vijon të kryesojë garën me 6 pikë diferencë nga “qytetarët”.

Një përballje spektakolare u zhvillua në Anfield, ku Liverpooli, pavarësisht avantazhit të arritur në pjesën e dytë me një gol të Szoboszlais nga një goditje dënimi e largët, nuk e shmangu dot humbjen. Man City reagoi me dy gola vendimtarë nga Silva dhe Haaland, ndërsa një gol i tretë nga Cherki u anulua për faull.

Kjo fitore i jep 3 pikë të rëndësishme Manchester Cityt, duke mbajtur presion mbi kryesuesit e garës, Arsenal, që të shtunën mposhti pastër Sunderlandin me golat e Zubimendit dhe dopietën e Gyokeres.

Standings provided by Sofascore

The post Man City përmbys Liverpoolin 1-2 në Anfield, Arsenal ruan kreun appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: