Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur lirimin me kusht edhe të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Sipas njoftimit zyrtar më 10 shkurt, Smakaj dhe Fazliu u liruan me kusht dhe u kthyen në Kosovë.
Në vendimet e marra më 3 shkurt 2026, gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se vazhdimi i mbajtjes së tyre në paraburgim nuk ishte më i arsyeshëm dhe proporcional.
Edhe pse u vlerësua se ende ekziston një rrezik i kufizuar për pengim të procesit gjyqësor, gjykatësi arriti në përfundimin se e drejta themelore për liri peshon më shumë se këto rreziqe.
Gjykata theksoi se faza e paraqitjes së provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë ka përfunduar, duke vlerësuar se çdo tentativë për pengim të procesit do të ishte e zbulueshme.
Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ekziston rrezik arratisjeje. Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe lirimi i tyre me kusht shoqërohet me një sërë masash dhe kufizimesh.
The post Lirohen me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu appeared first on Euronews Albania.
