Një video është bërë virale në internet pasi tregon momentin kritik sesi kur një punonjës shëndetësor shpëton veten nga mbytja me ushqim në Turqi.
Në video, punonjësi, Ilyas Yıldır shihet i ulur në një kolltuk lëkure duke ngrënë ushqimin e tij. Papritmas, ai kap fytin dhe bën lëvizje të shpejta, ndërsa duket sikur po mbytet me kafshatën që u përpoq ta gëlltiste.
Ai ngrihet, shkon pas kolltukut dhe zbaton manovrën Heimlich mbi veten e tij, duke goditur pjesën e sipërme të gjoksit në mobilje. Një veprim i cili shpëtoi burrin duke treguar rëndësinë e lëvizjes specifike në momente kritike.
The post Po mbytej me ushqim, i riu në Turqi shpëton veten! Kryen manovrën Heimlich në kolltuk appeared first on Euronews Albania.
