Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke folur sot në Parlament, iu referua vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Ankara.
“Sot do të mirëpresim në vendin tonë Kryeministrin e Greqisë, z. Mitsotakis.
Siç mund ta shihni, një “erë turke” po fryn, si të thuash, në botë dhe në rajonin tonë.
Këtu duhet të theksoj veçanërisht sa vijon: të dashur miq, çfarëdo që duam për Turqinë, e duam edhe për miqtë dhe vëllezërit tanë. Ashtu siç duam paqe dhe siguri për veten tonë, ashtu siç duam stabilitet, zhvillim dhe prosperitet, duam të njëjtën gjë për fqinjët tanë dhe të gjitha vendet motra”, tha presidenti turk.
Ai shtoi: “Përpjekjet tona diplomatike, të cilat i kemi përshpejtuar kohët e fundit, kanë pikërisht këtë qëllim”.
Qëllimi kryesor i kontakteve tona është të kontribuojmë në paqen në rajon.
Pa asnjë kompleks, takohemi me të gjithë lojtarët dhe ndajmë idetë dhe sugjerimet tona me bashkëbiseduesit tanë, me një ndjenjë vëllazërie”.
The post Mesazhi i Erdogan para takimit me Mitsotakis: Duam paqe dhe siguri për veten dhe fqinjët tanë appeared first on Euronews Albania.
