Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Angela Merkel është kategorike, duke hedhur poshtë skenarët e kandidaturës së saj të mundshme për postin e Presidentes Federale të Gjermanisë në vitin 2027.

“Kjo përjashtohet”, tha një zëdhënës i zyrës së saj për gazetën “Tagesspiegel”. Qëndrimi i ish-zëdhënësit të kancelares vjen pas lajmit të publikuar nga Bild se brenda Partisë Kristian Demokrate (CDU) kishte shqetësime se të Gjelbrit po planifikonin të propozonin Merkelin si një pasardhëse të mundshme të Frank-Ëalter Steinmeier, në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit 2027.

The post Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: