Lazio fiton me penallti ndaj Bolonjas pas penalltive, siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Lazio është skuadra e fundit që siguron vendin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi të mërkurën mposhti Bolonjën pas penalltive. Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa ekzekutimi i penalltive u mbyll me fitoren 4-1 për kryeqytetasit.

Lojë e luftuar nga të dyja ekipet, ku fraksioni i parë i përkiste Lazios, e cila gjeti avantazhin me sulmuesin Castro. Bolonja reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin me golin e Noslin.

Në penallti, besuarit e trajnerit Maurizio Sarri ishin më të saktë, me golat e Tavares, Dia, Marusic dhe Taylor. Te Bolonja, Ferguson dhe Orsolini gabuan, ndërsa Dallinga shënoi vetëm një herë.

Në gjysmëfinale, Lazio do të përballet me Atalantën, ndërsa ndeshja tjetër është mes Comos dhe Interit. Kjo fazë e Kupës së Italisë luhet me sistem vajtje-ardhje.

The post Lazio fiton me penallti ndaj Bolonjas pas penalltive, siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: